Përplaset me triçiklin për të shpëtuar vogëlushen – VIDEO


Një burrë në Kinë është shndërruar në një hero pasi ka ndërhyrë për t’i shpëtuar jetën një fëmijë 2 vjeç, duke u përplasur me triçiklin ku ai kishte ngecur.

Janë të paqarta rrethanat se fëmija ngeci në anë të triciklit që po vijonte rrugën pa drejtues në të.

Por në pamjet e filmuara nga kamera e një biznesi dallohet një burrë që përplaset me triçiklin në arrati. Fatmirësisht fëmija nuk kishte pësuar dëmtime, ndërsa personi që e shpëtoi u dërgua në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Top Channel

Baby Boo