Përplaset makina me emigrantë me makinën e policisë


Dy emigrantë kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes një makine që po transportonte emigrantë dhe një makine të policisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në magjistralen Strumic-Shtip në hyrjen për Radovish.

Makina e tipit “Audi Q7” me targa të Shkupit që po transportonte 12 emigrantë ilegal është përplasur me një automjet të policisë që nuk ishte në lëvizje.

Në vendngjarje jetë ka ndërruar një emigrant kurse një tjetër si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Qendrën Mjekësore në Shtip. Raportohet se të gjithë emigrantët ishin nga Siria.

Baby Boo