Përplasen mes vete Policia e Tetovës dhe Komuna – Ja për çfarë arsye


SPB-ja e Tetovës padit sektorin për veprimtari komunale në kuadër të komunës së Tetovës, për mos shënjimin e vizbardhave dhe vijave anësore, në rrugët e qytetit ku të njëjtat janë fshirë. Policia thotë se përkundër disa raporteve, komuna nuk ka ndërmarr masa.

“Për shkak të konstatimit nga tre raporte të cilat janë dërguar edhe në komunën e Tetovës për mos shenjëzimin me shenja horizontale, u dërgua parashtresa adekuate në Gjykatën themelore në Tetovë për vazhdimin e procedurës për kundërvajtje shkaku i mos shënimit të vizbardhave, vijave të plota dhe vijave të ndërprera nëpër rrugët e qytetit”, tha Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë. Nga komuna e Tetovës hedhin poshtë akuzat ndërsa mohojnë faktin se nuk kanë marrë masa pas kërkesës së policisë.

“Unë shoh se këtu ka një mungesë koordinimi dhe marrëveshjeje, sepse paraprakisht ne pranuam dy procesverbale nga MPB dhe në iu jemi përgjigjur procesverbaleve edhe me shkrim edhe me dokumente për shenjat që i kanë kërkuar. Për procesverbalin e fundit që edhe na paditin del që ai procesverbal nuk ekziston në komunën tonë dhe sipas tij, ne s`kemi filluar fare me vijat dhe sinjalizimin. Ne në koordinim me financat dhe MPB njoftuam në kohë se ka procedurë tenderimi dhe se ditën e sotme, pra me datë 14 mbarojnë procedurat dhe duhet të nënshkruhen nga komuna pas çka do vazhdojnë punimet”, theksoi Memet Jonuzi, Sektori për veprimtare publike.

Ditëve të fundit sinjalizimi horizontal është dëmtuar edhe në rrugët brenda qytetit, siç janë bulevardet Iliria dhe Ilinden, ndërsa rrugët dytësore të qytetit, as që kanë pasur ndonjëherë vizbardha apo vija anësore./Alsat

Baby Boo