Përplasën babë e bijë në trotuar


Arrestohen dy shoferet të cilët shkaktuan aksidentin tragjik të një natë më parë në qytetin e Korçës ku gjeten vdekjen babë e bijë.

Policia prangosi shtetasin Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas, si edhe Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Arrestimi i tyre u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, mjeti tip “Volkswagen” me targa AA837JU drejtuar nga Petrit Kupe si dhe Laurenc Pallashi duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit Sokol Hoxha, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.Hoxha, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar

Baby Boo