Përplasen 4 makina në rrugën Kumanovë- Shkup, ka të lënduar


Policia ka njoftuar se në orët e pasdites, katër makina janë përplasur njëra me tjetrën në rrugën rajonale Kumanovë-Shkup. Ndeshja ka ndodhur në fshatin Lubodrag, fshat me popullsi kryesisht të etnitetit serb.

Ndeshje kanë bërë tre makina të tipit Golf, dy prej të cilave me targa të Kumanovës dhe një me targa të huaja, por vozitësi nga Haraçina. Nga kjo ndeshje janë lënduar gjashtë persona të cilët janë dërguar në spitalin klinik në Kumanovë. Policia ka bërë tashmë hetimin në vendin e ngjarjes dhe po punon në zbardhjen e rrethanave. /SHENJA/

Baby Boo