Përplasen 4 autobusë në Stamboll, lëndohen 99 persona


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, ku 99 persona kanë mbetur të plagosur. Mediat turke bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në një autostradë në Stamboll, ku në aksident u përfshinë 4 autobusë. Fillimisht dy autobusë janë përplasur kokë më kokë dhe dy të tjerë më pas janë përplasur me ta. Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe forcat zjarrfikëse e policie. Të plagosurit u dërguan në spitale shtetërore dhe private për t’u ofruar ndihmën e parë.

Baby Boo