Përmes telefonit, Hashim Thaçi nga Haga u shpreh ngushëllime familjarëve të Afrim Bunjakut


Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjarëve të rreshterit Afrim Bunjaku.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili sot ka qenë për ngushëllime në familjen e Bunjakut.

“Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut. Ngushëllimet më të thella familjes Bunjaku, miqve dhe dashamirëve! Lavdi veprës së heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Lushtaku.

Baby Boo