Përmendorja në Radushë tregon se si nuk duhet të nderohet Adem Jashar


E quajtën komandant, por kur luftoi e lanë vetëm. Pas luftës e quajtën «komandant legjendar» dhe përtuan nga sakrica e tij, nga miti i tij dhe nga mitizimi i tij. Kush ka ndjenjë gjuhësore e di se legjenda është përrallë, andaj t’i thuash një luftëtari «komandant legjendar» është tallje me të. Ja si e shpjegon Fjalori i Gjuhës Shqipe fjalën legjendë: «Trillim që përhapet me qëllime të caktuara për dikë a për diçka; diçka që nuk i ngjan fare së vërtetës, diçka e pabesueshme». Tani është ndezur një debat mbi ditëlindjen e Adem Jasharit, një debat i provokuar nga Nexhmedin Spahiu. Ai doli e tha publikisht me ton përbetimi se e kishte verikuar se Adem Jashari u lind më 10 tetor 1955 dhe jo më 28 nëntor 1955, siç dihej deri më tani. Dëshmi nga Libri Amzë Spahiu deri më tani nuk ka ofruar. Në mediat digjitale qarkullojnë dokumente që provojnë se Jashari u lind më 28 nëntor 1955. Por, këto dokumente lehtë mund të manipulohen. Rruga e vetme për t’i dhënë fund këtij debati banal është të gjendet në Serbi një dokument origjinal, për shembull aktgjykimi i Gjykatës së Prishtinës, kundër Adem Jasharit nga mesi i viteve ’90. Përtej këtij debati diçka tjetër është me rëndësi: Ka ardhur koha që Adem Jashari të mbrohet nga mbrojtësit e rrejshëm, nga ata që nuk e kanë njohur, nga ata që s’pranoi t’i takonte më shumë se njëherë, nga ata që e gënjyen, nga ata që e mashtruan, nga ata që i ndërtojnë përmendore që lëndojnë shijen estetike. Se si nuk duhet të nderohet Adem Jashari e kemi parë më 2012 në Radushë të Shkupit, ku u shpalos një përmendore e tij. Një përmendore qesharake! Një kombinim mes realsocializmit, desperadove mendjelehtë meksikanë, Charlie Chaplinit dhe Boshko Buhës! Për fat të keq, emri i Adem Jasharit është baltosur nga ata që çdo ditë thonë se ishin krahu i djathtë i tij. Për t’ia veshur vjedhjes një fasadë patriotike e quajtën Aeroportin e Prishtinës «Adem Jashari». Adem Jashari nuk ishte gurë përrallash popullore. Ishte një fshatar kryengritës, besnik i traditës kryengritëse të rajonit të Drenicës, i cili sidomos gjatë shekullit të XX-të është shquar për rezistencë kundër regjimeve serbe e jugosllave. Për këtë rezistencë banorët e Drenicës janë ndëshkuar egërsisht nga të ashtuquajturat «pushtete popullore». Në fshatrat dhe qytezat e Drenicës është investuar shumë pak në infrastrukturë nga regjimi komunist. Tek në dekadën e fundit të ekzistimit të Jugosllavisë në këtë pjesë të Kosovës është hapur një ndërmarrje e madhe – Ferronikeli – që ka punësuar mijëra punëtorë. Për ironi, pas çlirimit të Kosovës, ishte një ministër nga Drenica (Bujar Dugolli), që e shiti këtë rmë për pesë pare të kuqe. Literatura shkencore për luftën e Kosovës dhe dëshmitë e protagonistëve të kohës tregojnë se Adem Jashari i priu një sakrice tragjike familjare pasi – nga njëra anë – Lidhja Demokratike e Kosovës dhe qeveria në ekzil nënçmuan rrezikun e eskalimit të situatës dhe nuk kuptuan se durimit të popullit në zonat rurale i kishte ardhur fundi. Nga ana tjetër Adem Jashari nuk mund të llogariste në përkrahje nga ana e eksponentëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe grupeve të armatosura, të cilat vepronin të shkapërderdhura, pa komandë qendrore dhe me mosbesim të madh ndaj njëri-tjetrit. Lufta e fundit e Kosovës për liri ishte një improvizim i madh dhe një dështim i klasës politike për të marrë përgjegjësi politike dhe ushtarake dhe për të mbrojtur popullin. Adem Jashari udhëhiqte një grup të armatosur, i cili e la në baltë dhe tek pas rënies së tij në një betejë me pasoja tragjike ai llimisht u quajt komandant i UÇK-së dhe më vonë «komandant legjendar». Ai dhe mbi 50 anëtarë të familjes së tij u ijuan për lirinë e Kosovës. Flijimi i tyre ishte jo vetëm demonstrim i trishtueshëm dhe rezistencë titanike kundër shtetit serb, por edhe protestë kundër klasës politike kosovare që më shumë bënte garë për pushtet se sa për luftimin e forcave serbe. Kujtimi i Adem Jasharit sot duhet të bëhet duke marrë parasysh faktet historike, shkencore dhe dëshmitë bindëse të protagonistëve të kohës. Vetëm kështu, larg manipulimeve për interesa të politikës ditore, ai do të zë vendin e merituar në themelet e shtetësisë së Kosovës.
(Marë nga dialogplus.ch. Titulli origjinal i kolumnës është “Me Adem Jasharin nuk duhet të bëhet as biznes, as politikë përmendoresh, as garë me data të lindjes”).