PËRMENDORET ME FUSNOTA (VIDEO)


Përmendoret e projektit “Shkupi 2014”, nuk do të dislokohen. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, i cili sqaroi se përmendoret do të ngelin në vendin e tyre dhe si të atilla do të përfaqësojnë simbol të miqësisë mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Mile Boshnjakovski, zëdhënësi i Qeverisë
“Përmendoret e projektit ‘Shkupi 2014’, të cilat e pasqyrojnë kulturën helene, si një trashigimi historike dhe civilizuese botërore, do ta fitojnë këtë epitet. Pra, nga emri “ushtari në kalë”, do e riemërtojmë në atë që në të vërtetë është ‘Aleksandri i Maqedonisë’ dhe do të japim sqarime në kuadër të përmendores, se për çfarë bëhet fjalë, pra ‘Aleksandri i Maqedonisë’, si pjesë e periudhës periudhës helene-antike”.

Boshnjakovski shtoi se e njëjta do të ndodh edhe me përmendoret “Filipi i Dytë” dhe me përmendoren e “Olimpias”. Ndërkaq, sipas tij të gjitha vendimet eventuale që do të bëhen lidhur me përmendoret, e që janë pjesë e trashigimisë kulturore botërore do të jenë në drejtim të përforcimit të miqësisë mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ishte gazeta greke “Katimerini”, tha se përmendoret e vendosura në sheshin e Shkupit, të tilla si ‘Aleksandri i Maqedonisë’ dhe ‘Filipi i Dytë i Maqedonisë’ do të transferon në Selanik, ose do duhet që t’ju vendosen pllakë, me sqarim se bëhet fjalë për simbole të kulturës greke, sepse siç shkruan “Katimerini”, kështu qëndron në Marrëveshjen të cilën e kanë arritur kryeministrat Cipras dhe Zaev.

Kështu Qeveria e Maqedonisë duket se ka zgjedhur për ta zbatuar opsionin e dytë të marrëveshjes. Emine Ismaili //

 

Baby Boo