Përmendet Big Brother Kosova në prime-in e BBVA 3, ndjekësit pretendojnë që Ledioni u tall keq


Mbrëmë ka nisur edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania.

Gjatë mbrëmjes, kur moderatorja Roza Lati po hynte në shtëpi, u inkuadrua live aktorja Rita Lati për të parë hyrjen e vajzës së saj, Rozës.

Kur moderatori Ledion Liço nisi bisedën me Ritën, aktorja i tha se kishte ngelur mbrëmjen e së premtes deri vonë duke ndjekur edicionin e Kosovës të Big Brother VIP.

Po VIP Shpija e ke parë? Është edhe një VIP Shpija”, ia ktheu Ledioni në atë moment.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit në rrjetet sociale të aludojnë se Ledioni ka dashur të tallet me Big Brother VIP Kosova, duke krahasuar nivelin e organizimit të tyre me një program tjetër me cilësi më të ulët.

Shumë komentues kanë thënë se teksa po përpiqej të bënte këtë krahasim thumbues, Ledioni ia ka huqur vet duke thënë “Vip Shpija” në vend të “It’s My Home”.

Baby Boo