Përmbytje në Itali, 5 të vdekur nga moti i keq


Italia po përballet me mot të keq, ku janë shkaktuar përmbytje të shumta nga reshjet e shiut.

Sipas mediave italiane, situata më e rëndë është në Toskana, ku raportohet se 5 persona kanë humbur jetën.

Ndërsa 4 persona të tjerë raportohen të zhdukur.

Italia po përballet me pasojat e motit të keq të shkaktuara nga stuhia Ciaran. Niveli i ujit në rajonin e Tascana është rritur ndjeshëm, ku ekipet e emergjencave civile po u shkojnë në ndihmë banorëve me varka e gomone, ndësa nga ajri me helikopter.

Në këtë rajon është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Edhe Milano po përballet me pasojat e motit të keq, ku shumë rrugë janë përmbytur ndërsa era ka rrëzuar pemët. /tvklan.al

Baby Boo