“Përmbarimi shkon të sekuestrojë banesën në Durrës, gjen snajper, kallashnikov dhe kanabis”


Përfaqësues të Përmbarimit shkojnë për të sekuestruar apartamentin për llogari të bankës në Durrës, gjejnë armë dhe drogë brenda. Apartamenti ndodhet pranë zonës së plazhit te Shkëmbi i Kavajës dhe sipas policisë posedohet aktualisht nga Xh.L., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.

Kur përmbarimi ka hyrë brenda bashkë me policinë kanë gjetur një armë snajper, një armë automatike kallashnikov, një pistoletë, katër silenciatorë, krehëra me fishekë si dhe një sasi kanabisi. Gjithashtu janë gjetur edhe fenelina, mjete dhe veshje policie si dhe kapuça, të cilat dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale.

Sipas policisë, Shërbimi i Përmbarimit ka shkuar në apartamentin e mësipërm për të bërë të mundur ekzekutimin e një vendimi për dorëzimin e apartamentit bankës. Apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xh.L., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.

Baby Boo