Përloti shqiptarët, mblidhet shuma për operimin e 9 vjeçarit me kancer


Historia e Eljo Rexhmatit preku shumë zemra shqiptarësh. 9 vjeçari i sëmurë me kancer ka kaluar një kalvar të rëndë në muajt e fundit. Të paktën 7 kemio terapi ka duruar trupi i tij i imët, teksa nëna dhe babai i 9 vjeçarit janë përballur me një faturë financiare të papërballueshme.
I shtruar në një spital në Mynih të Gjermanisë, Eljos i duheshin 224 mijë euro për të kryer operacionin, dhe pavarësisht se familja e tij ka shitur gjithçka ka pasur, paratë nuk kishte mundur t’i mblidhte të tëra.

Disa ditë më parë emisioni shqiptarët për shqiptarët e përcolli këtë histori të trishtë, njëlloj siç bënë në rrjetet sociale këngëtarë, njerëz të medias apo shoëbizit në Shqipëri. Emisioni i premtoi familjes së Eljos se do ta ndihmonte në mbledhjen e 100 mijë eurove që kishte dhe nevojë. Dhe një ndihmë e tillë falë kontributit të shqiptarë, u bë e mundur.

Naçi: Eljos i kanë arritur 100 mijë eurot falë ndihmës së të gjithëve. Ja ku e keni, 100 mijë euro janë mbledhur dhe Eljo i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar. Tashmë shuma e plotë është mbledhur dhe shpresojmë që operacioni i tij të shkojë mirë.

Veç 100 mijë eurove, kemi biseduar me një shqiptar dhe një vëllain tonë nga Kosova që janë gjithmonë afër. Ata kanë shkuar të dy në spital dhe e kanë vizituar Eljon pasi jetojnë në Mynih, atje ku është i shtruar në spital djali.
Njëri prej shqiptarëve që kishte vizituar Eljon, tregon dhe në ç’kushte e gjeti 9 vjeçarin dhe prindërit e tij.
Inis: Momenti që më çove lajmin që Eljo është në Mynih, shkuam direkt në spital. Prindërit e Eljos me gjithë mend ishin të pambështetur, pasi as gjuhën nuk e dinë. Gjëja e parë që bëmë ishte çështja e pagesës. Pasi pagesa u bë përmes jush, bëmë një mbledhje me prindërit e Eljos sesi do të jenë hapat e mëtejshme për Eljon.

Eljo ka bërë 8 kemio- terapi dhe meqë paratë janë bërë, doktoresha na tha që të nisej me operimin. Fillimisht janë bërë analizat dhe pritet që Eljo të futet në operim më 30 mars, pasi njëra nga analizat nuk i ka dalë mirë. Pra me 99% do të bëhet gati dhe transplanti i palcës, të cilin ia dhuron vëllai i tij i vogël.
Në emisionin shqiptarët për shqiptarë, Eljo falënderoi këdo që ka kontribuar për të gjetur paratë e nevojshme për operacionin e tij.

Eljo: Shumë faleminderit juve dhe shqiptarëve që më kanë mbledhur 100 mijë euro. Ju falënderoj shumë.
Elvisi: Vëllain si e ke, a është mirë?
Eljo: Po faleminderit, shumë mirë është, si topolak.

Tashmë pritet që 9 vjeçari të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale, e cila pritet të bëhet më datë 30 mars.

Baby Boo