Përlotet Muharrem Hoxha: Fadilin e kisha si baba, do e takoja sot…


Aktori Muharrem Hoxha nuk i ka ndalur lotët kur i është dashur të falsë për mikun e tij, Fadil Hasa, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, pas luftës me një sëmundje të rëndë.

Hoxha është shprehur se Fadilin e ka pasur si baba, e madje, sot do të takohej sërish me të në orën 11.

Mes lotëve, aktori shprehet:

Humbje e madhe është për familjen, për gocat, për ne kolegët. Unë e kam parë si prind. I pari që më ka nxjerrë në skenë, Fadil Hasa është. Sëmundje s’pyetka. Dje isha, pardje kam qenë. Mbrëmë thuajse s’kishte gjë fare, tu bo gallatë të dy bashkë. Sot në mëngjes më lajmëruan vajzat që dha shpirt. E kisha lënë që në orën 11 do shkoja sot. Ai do mbetet në zemrën time. Aktor i përmasave të mëdha. Mu më ka rrit. Ka 30 e ca vjet që i ka vdek e shoqja. Prind që iu përkushtu vetëm vajzave, dhëndurëve edhe nipërve.

Baby Boo