Përlotet Kim Jong Un: Koreja e Veriut nuk ka asnjë rast me Covid-19

Një paraqitje e rrallë e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Ai filloi te derdhte lot në mes të një parade ushtarake të organizuar për të zbuluar raketën e re bërthamore, kur nisi të fliste për koronavirusin. Me krenari, diktatori tha se në Korenë e Veriut nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus dhe për këtë falenderoi qytetarët.
“Nuk kemi asnjë rast me COVID-19. Falenderoj të gjithë qytetarët që e bënë të mundur këtë. Unë ju uroj shëndet të gjithë njerëzve në të gjithë botën që po luf*tojnë sëmundjen”, tha ai teksa u përlot.

Baby Boo

Nga ana tjetër, Kim Jong Un kërcënoi me raketën e re bërthamore të zbuluar gjatë parandës.
“Raketa nuk ka shënjestër asnjë vend në veçanti. Por nëse ndonjë forcë dëmton sigurinë e kombit tonë, ne do të mobilizojmë plotësisht fuqinë më të fortë sulmuese në një mënyrë paraprake për t’i ndëshkuar ata.”
I veshur me një kostum gri dhe kravatë, Kim Jong Un përshëndeti turmën me dorë dhe pranoi lule nga fëmijët.