Përleshje me armë zjarri në Banjë të Tetovës!


Dje (11-maj) në ora 17.00 në Stacionin policorë Tetovë, 24-vjeçari R.E. nga Tetova ka denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 16 e 40 minuta, deri sa kanë qenë duke lëvizur me veturën ,,Passat” me targa të Tetovës në drejtim të lokacionit ,,Banja e Tetovës” bashkë me shokun e tij E.A.(23) nga Poroji i Tetovës, në afërsi të trafostacionit, janë ndaluar që ta qetësojnë situatën e cila ka eskaluar në mes të shokut të tyre E.N. në njërën anë dhe personave B.A. dhe L.M. në anën tjetër, që të gjithë nga Tetova, dhe në një moment personi B.A. ka nxjerë armë zjarri dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë denoncuesin, kurse personi L.M. nga xhepi ka nxjerur thikën, por që të dy kanë qenë të penguar në qëllimin e tyre nga kalimtarët.

Janë marrë të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Baby Boo