Përleshje fizike në Tetovë, arrestohen 3 persona


Pjesëtaret e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (28-prill) në ora 20:00 kanë privuar nga liria personat Sh.M.(52), M.M. (35) dhe M.M. (34) nga Tetova, të cilët gjysmë ore më parë para objektit banesorë në rrugën “Kiro Ristevski” në Tetovë janë përleshur fizikisht me personat B.B. (21) dhe H.A. (42), po ashtu nga Tetova.

Në konfrontimin e ndërsjellë, sipas denoncimit, të cilës i ka paraprirë një debat verbal mes Sh.M. dhe B.B., H.A. kishte përdorë edhe një pistoletë me gaz.

Baby Boo