Përkujtim i tërmetit të Shkupit me audio aksion në orën 5:17


Në pesë lokacione të ndryshme nëpër kryeqytet nesër në orën 5:17 do të realizohet aksion audio-artistik në kohëzgjatje prej një minutë “Zgjohu Shkupi”, i cili duhet t’i
përkujtojë edhe qytetarët në kohën e saktë të tërmetit katastrofik të Shkupit nga 26 korriku i vitit 1963. Me aksionin do të përfshihen Muzeu i arteve bashkëkohore, Muzeu i Qytetit të Shkupit, Qendra Tregtare e Qytetit, Porta Vllae dhe një automjet me zë do të lëvizë nëpër bulevardin “Aradhet partizane”. Automjeti do të niset në afërsi të Kishës kryesore dhe do të lëvizë nëpër rrugën “Partizanska”. Sivjet do të përfshihet vetëm një pjesë e Shkupit, nga 60 deri në 80.000 banorë. “Ideja e këtij aksioni është në njëfarë mënyre ndoshta edhe pak e ashpër që të përkujtohen qytetarët e Shkupit në tragjedinë dhe të shtohet një dimension i ri i jubileve të tërmetit. Konsiderojmë se kjo traditë e zgjimit të qytetit më 26 korrik të vitit 1964 e deri në vitet e hershme të 90-ta ekzistonte në Shkup dhe paraqiste mënyrë të shkëlqyer të përkujtimit të qytetarëve për viktimat nga tërmeti katastrofik, i cili thuajse tërësisht e shkatërroi qytetin dhe e ndryshoi pamjen e tij, por edhe e trasoi rrugën drejt një Shkupi modern”, thonë organizatorët e aksionit për MIA-n. Organizatorët konsiderojnë se do të fusin dimension të ri në shënimin e tërmetit të Shkupit dhe se do t’i përkujtojnë edhe autoritetet e qytetit për nevojën nga përmirësimi dhe vendosja në funksion të sistemit të sirenave të qytetit për mbrojtje civile të cilat, sipas tyre, duhet që çdo qytet modern t’i ketë.

Sipas tyre, Shkupi do të duhet ta vazhdojë traditën e cila ekzistonte më shumë se 30 vite dhe duhet që çdo vit qyteti të zgjohet me tingullin e sirenave të cilat u shprehin nderime viktimave nga tërmeti.
“Konsiderojmë se në këtë mënyrë, me hyrjen e tingullit nëpër shtëpitë e shkupjanëve dhe zgjimin e qytetarëve në orën 5:17, në mënyrën më të mirë tek çdo shkupjan do të futet kujtimi i tërmetit, tragjedisë dhe viktimave të cilët nuk do të zbehen nga gjenerata në gjeneratë. Secili që do ta dëgjojë tingullin e sirenave dhe të paktën për moment e kujton tragjedinë nga vitet 1963 në memorien e tij të paktën për një moment do ta kujtojë tragjedinë nga viti 1963 në memorien e tij do të futet data 26 korrik”, deklaroi organizato

Baby Boo