Përjashtohen Manchester United dhe Arsenal, Roma – Villareal në finale të Ligës së Evropës?


Të dielën mbrëma futbolli evropian ka ndryshuar përgjithmonë. Me iniciativën për krijimin e Superligës Evropiane nga 12 klubet më të fuqishme evropiane, garat evropiane të organizuara nga UEFA ka marrë një goditje të fortë.

Mbrëmë është publikuar edhe dokumenti zyrtar i cili shpjegon formatin e Superligës dhe 12 klubet pjesëmarrëse.UEFA nga ana tjetër ka bërë të ditur se do t’i përjashtoj të gjitha këto klube nga garat e tyre.Përveç kësaj edhe futbollistët që do të jenë pjesë e këtyre klubeve do t’iu mohohet të përfaqësojnë kombëtaret e tyre.
Gjithsesi shtëpia më e madhe evropiane e futbollit nëse do t’i përjashtojë këto skuadra, atëherë në Ligën e Evropës do të kemi një finale pa u zhvilluar fare ndeshjet gjysmëfinale.

Roma në gjysmëfinale do të përballet me Manchester Unitedin, derisa gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Arsenalit dhe Villarrealit.Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s sot do të zhvillojë mbledhje urgjente për shkak të situatës së krijuar dhe pritet që merret vendimi për përjashtimi nga garat për të gjithë klubet pjesëmarrëse të Superligës Evropiane.Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham, FC Barcelona, Real Madrid, Atlético Madrid, Inter Milan, AC Milan dhe Juventus, janë klubet të cilat kanë krijuar Superligën Evropiane.

Baby Boo