Përgjysmohet numri i kosovarëve që shkojnë në Shqipëri


Komandanti i stacionit policor të kufirit në Vërmicë, Arbër Telaku, ka deklaruar për Klan Kosova se krahasuar me vitin e kaluar, deri në këtë muaj, lëvizja e qytetarëve në këtë pike kufitare është mbi 50 për qind më e ulët.

“Krahasimi për muajin korrik të vitit 2020 me atë të vitit 2019, ka dallim jashtëzakonisht të madh. Kemi 50 për qind më pak lëvizje krahasuar me vitin e kaluar për këtë periudhë”.
Ndërkaq, sipas Telakut nëse krahasohen statistika vjetore llogaritur nga janari e deri tani në fund të korrikut, kemi minus 55 për qind.

Baby Boo