Përgjimi i ri i “El Chekës”: Si realizoheshin punësimet në sekretariatin e Marrëveshjes së Ohrit


Kërçovari El Cheka ka publikuar një përgjim ku dëgjohet zëri i ish-zv/kryeministrit të Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferit dhe ish-sekretarit shtetëror të këtij dikasteri se si Xhaferi jep urdhëra se kush duhet të punësohet, shkruan portali Republika.
Në bisedën e lëshuar thuhet se dëgjohet zëri i tyre se si merren vesh që të punësohet vajza e një kryetari të gjykatës, sepse kryetari i komunës nga radhët e BDI-së ka një lëndë tek ai. Xhaferi thotë se duhet të punësohet ajo se është me rëndësi dhe disa emra të tjerë që janë të personave që kryejnë punë.

Baby Boo