Përgjigjet Çeliku: Ja pse trembemi të ndihmojnë!


Nga Gjyla Çeliku

Pse trembeni të ndihmoni?
Ja ju tregoj unë:
“Zonjë e nderume po të uroj për aktivitetet, nëse unë krenohem sot nga shqiptaria jeni ju, për politikanë nuk du me ndi. Uroj që familjen ta keni shëndoshë e mirë dhe nëse djalin e keni me autizëm unë i lutem Zotit që të ju ndihmojë. Unë jetoj në Prishtinë dhe atje është shoqata për Autizëm ku unë po kontriboj materialisht, por po ju lus me më orientu edhe në Maqedoni. Faleminderit dhe shumë respekte për ju.”
Ky mesazh nuk ka asgjë të keqe, bile ka kontribut dhe gatishmëri për zgjërim kontributi. Ku qëndron prapaskena? Aty ku njerëzit tremben të marrin misione dhe zëshëm të kontribojnë sepse tremben t’mos identifikohen me fëmijë të sëmurë, nëse luftojnë për barazi gjinore atëherë si të keqtrajtuara nga burri ose gruaja, nëse shajnë politikën atëherë e kanë për poste, nëse luftojnë kundër ndotjes se ambientit si të koordinuara nga një kompani tjetër për një kompani, nëse mbron studentët në mënyrë të njejtë atëherë jo se je e paguar nga Turqia sepse të mbuluarat nuk duhet ti mbrosh, nëse mundohesh me OJQ ndërkombëtare dhe lokale të kontribosh atëherë të paguan Amerika dhe Europa, disa nga paragjykimet e popullit tim që e lejnë pas një shekull, jo çdoherë e ka fajin politika përsërisa ne jetojmë në kapsullë dhe vuajmë nga komplekset. Asgjë s’ka të keqe në mesazhin e zotriut ndaj nuk i shënova emër dhe mbiemër, por e keqja qëndron në paragjykimet e popullit tim i cili trembet të ndihmojë dhe të ngrejë zërin sepse do paragjykohet dhe identifikohet, por që edhe në sëmundje të dërguara dhuratë nga Zoti, këtë s’dua ta besoj dhe nuk e kisha besuar kurrë. Profili im në facebook ka rolin e portalit, por të shkruar dhe kontrolluar nga unë, këtu kam shumë ndjekës dhe përkrahës dhe ndaj ngrej zërin kudo që mendoj se do kem ndikim, unë do vazhdoj dhe ju vazhdoni si të doni të paragjykoni, me rëndësi është që nënat me shumë krenari luftojnë për ardhmërinë e fëmijëve të tyre, m’kanë shkruar pa ndalur, edhe mbrëmë e fundit bile me fotografi të djalit me autizëm, për fat të keq vetëm një babë më ka komunikuar krenar për djalin e tij, bile dhe më ftoi në Shoqatën për Autizëm në Prishtinë, baballarët tjerë tremben nga rrethi dhe krenaria e tyre!!!
Mos u tremb nga ajo që mund t’i ndodhi secilit, mos u izolo nga paragjykimet e rrethit, kontribo dhe dashuro me zemër!
Qëllimet e mia është me rëndësi të realizohen, pastaj puna juaj se si do përpunohen.
Qëlllimi im është POPULLI IM!

Baby Boo