Përgjegjësi i FETOS sillet në Turqi, ja arsyeja…


Përgjegjësi i organizatës terroriste FETO për Malajzinë, Arif Komiş, sot u soll në Turqi pasi u kap përmes një operacioni të organizuar nga Agjencia e Inteligjencës së Turqisë (MIT).
Sipas infromatave të siguruara nga burime të sigurisë, pjesëtari i lartë i FETO-s është kapur nga inteligjenca turke si pjesë e operacioneve që zhvillohen në kuadër të luftës kundër FETO-s, transmeton AA.

Siç mësohet, Komiş në të kaluarën ka mbajtur pozita të lartë brenda FETO-s në vende të ndryshme.

Ndaj tij ekzistonte një fletarrestim me akuzën për “pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste”.

Ndryshe, organizata terroriste FETO orkestroi tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, nga e cila 251 persona humbën jetën dhe rreth 2.200 u plagosën.

Baby Boo