Përfundon takimi i radhës mes SASHK-ut dhe MASH-it: “Jemi dakorduar mos të flasim për detaje”

Kanë përfunduar bisedimet mes SASHK-ut me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit. Pas takimit, njëri nga anëtarët e SASHK-ut, ka deklaruar se në takim janë dakorduar që të mos japin deklarata mbhi rrjedhën e bisedimeve, e gjithë kjo në interes që sa më shpejt të gjendet zgjidhje.

Baby Boo

“Bisedimet vazhdojnë, në interes të bisedimeve është dakorduar që të mos jepen deklarata konkrete për numra me qëllim që të përfundojnë sa më shpejtë dhe me sukses këto bisedime. Ne jemi çdoherë optimist dhe shpresojmë se do të gjejmë zgjidhje që do të jetë në të mirën e shoqërisë. Pra, siç e thashë është dekoruar që të mos ketë asnjë të dhënë për sa i përket bisedimeve. Takimi i ardhshëm është dakorduar për të premten”, tha përfaqësuesi i SASHK-ut.