Përfundon seanca, vendimin për burgun e Gruevskit do ta publikojë Gjykata Penale


Përfundoi seanca publike e Gjykatës së Apelit në të cilën u diskutua për ankesën e aktgjykimit të shkallës së parë për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovskin për lëndën “Tanku”.

Siç tha kryetarja e këshillit gjyqësor, Cvetanka Periq vendimi do të merret prej Gjykatës Penale deri ku do të dërgohet.

I gjykuari Gjoko Popovski para këshillit gjykues tha se nuk është kriminel dhe nuk e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe nuk e di se si keqpërdoret pozita zyrtare.

Është e dukshme se në vendin tonë, siç tha Popovski, kur nuk mund t’i biesh gomarit, më lehtë i bie samarit.

Pas aktgjykimit të shkallës së parë për lëndën “Tanku” janë dorëzuar gjashtë ankesa, katër prej avokatëve të Gruevskit, një personalisht nga Gruevski dhe një nga Gjoko Popovski.

Në ankesën e Gruevskit është theksuar se në shkurt të vitit 2018 vepra penale është vjetruar, për arsye të bisedës telefonike të cilën e ka bërë Gruevski më 26.02.2012. Në të theksohet se aktgjykimi është i paqartë dhe në kundërshtim për arsye se kërkohet pezullimi i aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë.

Aktgjykimi ka mangësi të shumta, para së gjithash shkelje thelbësore në procedurë, ndërsa janë bërë edhe shkelje të mëdha në Kodin Penal, tha avokati Sterjo Zikov duke e elaboruar para këshillit gjykues të Gjykatës së Apelit ankesën e shkallës së parë për Gjoko Popovskin në lëndën “Tanku”.

Sipas tij, ka shkelje në procedurën penale në zbatimin e padrejtë të dëshmive materiale, të cilat gjykatësi lejoi që të lexohen si tituj në listën e dëshmive dhe jo edhe përmbajtjesore që është në kundërshtim me Ligjin për procedurë penale.

Baby Boo