Përfundon operacioni i policit në Turqi


Operimi policit Artur Mrasori është kryer me sukses. Mrasori është dërguar në Turqi për një operim në sy pas një incidenti që ndodhi në Zhur të Prizrenit, nga ku mbeti i lënduar rëndë dhe si rezultat më vonë humbi syrin e majtë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit Klinik dhe Spitalor të Kosovës, Basri Sejdiu.

“Mund të konfirmoj se operacioni është kryer”, ka konfirmuar Sejdiu.

Deri më tash nuk ka detaje të tjera përveç se dihet që operacioni ka zgjatur disa orë.

“Aktualisht nuk kemi detaje të tjera, por dimë se operacioni është kryer me sukses dhe ka zgjatur disa orë”, ka thënë Sejdiu për Express.

Kujtojmë se nga incidenti në Zhur të Prizrenit, një polic ka vdekur, e dy të tjerë janë lënduar gjatë një aksioni që mori Policia e Kosovës.

Baby Boo