Përfundoi samiti Bërdo-Brioni në Shkup


Para pak çastesh ka përfunduar këtu në Shkup samiti i vendeve të rajonit i njohur si ”Procesi Bërdo-Brijoni” në të cilin morën pjesë shtatë presidentë dhe një kryeministër nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq; Borut Pahor i Sllovenisë; Aleksandar Vuçiq i Serbisë; Ilir Meta i Shqipërisë; Filip Vujanoviq i Malit të Zi; Hashim Thaçi i Kosovës si dhe kryesuesi i presidencës së Bosnjës Bakir Izetbegoviq. Në takim mori pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.  Liderët e ranë dakord që të mbështesin procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor si një trup i vetëm dhe të shkojnë së bashku  në familjen e madhe evropiane. Ata një zëri u zotuan se do te forcojnë dhe do te shtojnë projektet e përbashkëta për reformat në gjyqësor, administratë, rritja e ekonomike dhe në të drejtat e njeriut. Liderët e Ballkanit Perëndimor gjithashtu u zotuan se do të ndihmojnë në reformat e vendeve respektive por nuk  nuk do të përzihen ne punët e brendshme të njeri-tjetrit. Për vitin e ardhshëm u ra dakord  që vitin që vjen ta udhëheq Shqipëria këtë samit.  Ne konferencën e përbashkët për shtyp foli dhe nikoqiri i samitit, Presidenti  Ivanov.

Baby Boo