Përfundimtare: Meliza Haradinaj s’është deputete – rinumërimi ia zbritë 77 votat që e lënë jashtë Kuvendit


Rezultatet përfundimtare e kanë nxjerrë atë me 4 mijë 347 vota, 77 më pak se herën e kaluar.
Para se vendvotimet ku dyshohej se ishin manipuluar vota në favor të Meliza Haradinajt të shkonin në rinumërim, ajo kishte marrë 4 mijë e 424 vota, të mjaftueshme për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Por pas rinumërimit votat e saj janë zbritur për 77 vota dhe ajo do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.
Kështu, Deputete nga radhët e AAK-së do të jetë Albana Bytyqi e cila ka marrë 4 mijë e 420 vota.

Pas provave të publikuara në media të cilat dëshmonin se bashkëshorti i Meliza Haradinaj, Dardan Stublla kishte ndikuar te komisionerët që të manipulonin votat në favor të bashkëshortes së tij, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Baby Boo