Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren, vd*es e moshuara që ishte brenda


Një shtëpi në rrugën “Nysret Seharsoy” në Prizren është përfshirë nga zjarri, në orët e para të mëngjesit. Zjarri ka përfshirë bodrumin e shtëpisë ku kishte qenë një e moshuar, e cila ka vd*ekur si pasojë e djegieve që ka marrë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u he*tuar.

“Rr. Nysret Seharsoy, Prizren 31.05.2021-03:30. Është raportuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Zjarri kishte përfshirë bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë e moshuara vi*ktima femër kosovare e cila si pasojë e djegieve kishte ndërruar jetë. Ekipi mjekësor i urgjencës e ka konstatuar se vi*ktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i vi*ktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u he*tuar”, thuhet në raport.

Baby Boo