“Performancë turpëruese”… mediat sociale masakrojnë Trump me meme pas takimit me Putin


Nuk kanë qenë të paktë ata që e kanë cilësuar si një dështim të politikës së jashtme amerikane qëndrimin që mbajti Presidenti i SHBA pas takimit me Vladimir Putin.

E ndërsa analistët kanë shprehur me fjalë qëndrimin e tyre kundër Trump, në rrjetet social ka filluar një fushatë ironie ndaj Presidentit të SHBA-ve.

Gjatë konferencës për shtyp pas bisedimeve private që zgjatën më shumë se dy orë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e habiti botën me një përgjigje ndaj një pyetje drejtuar tij rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e SHBA.

Ai u duk se i hodhi poshtë përfundimet e arritura nga agjencitë e inteligjencës amerikane, pasi Putin në fjalën e tij tha se Rusia nuk ndërhyri në zgjedhjet presidenciale

Kjo bëri që përdoruesit e mediave sociale të përmbytin Tëitter dhe Instagram me meme që talleshin me Trump, shumë prej të cilëve e portretizojnë atë si një kukull që trajtohet si i tillë nga Putin…

“Daily Mail” jep këtë përshkrim në një artikull të gjatë për këtë cështje, ku nuk mungojnë në faqen e saj edhe memet tallëse për Trump.

“Daily Mail” ka renditur disa prej tyre… mos i humbisni!

Baby Boo