Përforcohet fushata për regjistrimin e popullsisë! “Ti je më shumë se numër, merr pjesë”


Me banerë në ueb portalet po përforcohet fushata e Entit Shtetëror për Statistika. Por gjithashtu ka edhe video klipe, takime të drejtpërdrejta, porosi nga persona të famshëm, thirrje për regjistrim masiv. Çdo ditë e më shumë po përforcohet fushata për regjistrimin i cili filloi më 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill.

“Fushata për Regjistrimin e popullsisë 2021 bazohet në Ligjin për regjistrim 2021, kapitulli XI neni 45, dhe Strategjia e komunikimit për regjistrimin 2021. Për organizimin dhe zbatimin e fushatës është angazhuar agjencia përmes furnizimit publik të shërbimeve – fushatë mediatike. Për këtë qëllim janë siguruar 3 623 058 denarë nga Buxheti për Regjistrim 2021”, thonë nga Enti Shtetëror për Statistikë.

Funksionarë nga radhët e LSDM-së para disa ditëve filluan fushatën për regjistrim. “Ti je më shumë se numër, merr pjesë”, me këtë porosi pushteti udhëheq fushatën për regjistrimin e diasporës. Kryeministri Zoran Zaev, ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski dhe funksionarë të tjerë i ndryshuan kopertinat e tyre të Facebook-ut dhe tani edhe ata ap*elojnë që qytetarët të regjistrohen.

Partneri i koalicionit qeveritar, B DI, në mënyrë intensive përmes videove dhe takimeve të drejtpërdrejta me diasporën apelon për regjistrim masiv të diasporës shqiptare.
Nga ana tjetër, funksionarë të VMRO-DPMNE-së në mënyra të ndryshme bëjnë rezistencë për regjistrimin. Aleksandër Pandov, thotë se regjistruesit do t’i përzë me shq*elma, ndërsa deputeti Antonio Milloshovski thotë se do t’i pranojë vetëm nëse dëshmojnë se janë të vaksinuar.

“Si prindër i pesë fëmijëve të mitur, si bashkëshort dhe njeri i cili sipas Ligjit gjatë kohës së gjendjes së kr*izës dhe epidemisë, jam i obliguar të mbroj shëndetin e më të afërmve, shëndetin tim dhe të tjerëve, nuk do të pranoj regjistrues nëse i njëjti nuk më tregon librezë se është vaksinuar kundër Kovid-19. Shëndeti nuk mund të prolongohet, ndërsa regjistrimi po”, shkruan Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.
“Të mos shoh regjistrues para derës sime, me shq*elma do t’i përzë”, tha Aleksandër Pandov.

Nga Qeveria thonë se thirrja për bojkot të regjistrimit të popullsisë është vepër penale sipas nenit 387 të Kodit Pe*nal.
“Ai i cili do të organizojë të tjerët për rezistencë ose mos-dëgjueshmëri ndaj vendimeve ligjore ose masave të organeve shtetërore, do të dë*nohet me dënim në të holla ose dë*nim me bu*rg deri në tre vjet”, theksojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Që kur ka filluar vetë-regjistrimi i diasporës së vendit, rreth 150 mijë persona e kanë shfrytëzuar mundësinë që të regjistrohen në aplikacionin elektronik.

Baby Boo