Përfaqësuesja sot ateron në Porto, Elmaz: “Portugalia është më cilësore se Italia”


Përfaqësuesja e Maqedonisë po bëhet gati për ndeshjen historike të balotazhit kundër Portugalisë.
Futbollistët sot aterojnë në Porto, ndërsa të martën në stadiumin Dragao do të dalin në fushë për të kërkuar fitoren, e cila do të na conte për herë të parë në një Kampionat Botëror, e që këtë vit zhvillohet në Katar.

Ekpi do të jetë i përfocuar pasi në ndeshjen e së martës të drejtë loje do të kenë Elif Elmaz dhe Tihomir Kostadinov.
“Do të jetë më ndryshe se Italia, sepse mendoj se Portugalia individualisht është më cilësore se Italia. Tani luhet finale dhe e dinë që nuk guxojnë të na nënçmojnë, a do të dojë që të na nënçmojnë”, tha Elmaz.

“Arritëm deri këtu, kemi edhe 90 minuta. Jemi në gjysmë të rrugës do ta japim maksimumin, do të japin shpirtin në këtë ndeshje të arrijmë ta përsërisim atë që ndodhu në Plaermo”, tha Kostadinov.
Maqedonia deri tani dy herë është përballur me Portuglinë, në një ndeshje kemi humbur 1-0, në tjetrën kemi barazuar 0-0. Drejtësinë të martën në ora 20:45 do ta ndaj arbitri anglez Entoni Tejlor.

Baby Boo