Përfaqësuesit e Lëvizjes për brakrisjen e Islamit: 5-6 mijë muslimanë më pak përnjëherë, ka mobilizim në të gjithë vendin


Saim Tahiraj nga Lëvizja për braktisjen e Fesë Islame tha në Frontal në T7 se ka mobilizim në mbarë vendin për t’iu bashkuar nismës së tyre.

Tahiraj tha në Frontal në T7 se feja islame “po shkatërron gjithçka shqiptare”, ndërsa përfaqësuesi tjetër i kësaj lëvizjeje, Arbër Gashi, tha se janë bërë “5-6000 muslimanë më pak”.

“Ka qendra edhe nëpër krejt Kosovën që janë duke u mobilizuar që jo ta luftojnë islamin, por të largohen përfundimisht nga ky islam politik që ka shkatërru gjithçka që është shqiptare”, tha ai.

Tahiraj i tha hoxhës Osman Musliu në studio që të mos “manipulojë me figura të heronjve kombëtarë”.

“Unë nga viti ’91 kam qenë pjesë e tyre. Dhe Adem Jashari që manipulojnë, në shpinë time e ka marrë armatimin dhe mos manipuloni”, tha ai.

Ai tha se herën e fundit e ka agjëruar edhe muajin e Ramazanit.

“Unë krejt familjen e kam muslimanë. Edhe Ramazanin e fundit e kam ninu, por këtë nuk mund ta pranoj kur fyhet dhe degradohet çdo gjë që është shqiptare”, tha Tahiraj.

Ai tha se “ka qendra edhe nëpër krejt Kosovën që janë duke u mobilizuar që jo ta luftojnë islamin, por të largohen përfundimisht nga ky islam politik” që, siç përsëriti ai disa herë, “ka shkatërru gjithçka që është shqiptare”.

Ndërsa Gashi, duke i replikuar hoxhës, tha: “Jemi larguar nga islami përfundimisht. Dy-tre njerëz më pak. E tash në rastin tonë po bëhen 5-6000 më pak përnjëherë, dikur 10,000 e qeshtu”.

Baby Boo