Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë nga Austria e vizituan Universitetin e Tetovës


Në Universitetin e Tetovës, Prorektori për shkencë, Prof. Dr. Hazir Pollozhani e priti në takim pune një delegacion nga Austria, në përbërje: Dr. Kristian Moser – profesor dhe Zëvendëspresident i Dhomës së Tregtisë së Austrisë së Poshtme, Gerhard Dummer – Drejtor i Financave në Komunën e Shtokeraut në Austri dhe Setki Ibraimi – Këshilltar komunal në Komunën e Shtokeraut.

Prorektori Prof. Dr. Hazir Pollozhani i njoftoi mysafirët me historikun e Universitetit, si dhe me funksionimin e deritanishëm të tij, qoftë për nga aspekti akademik, ashtu edhe nga ai shkencor.

Në këtë kontekst, diskutimi u fokusua për planet e ardhshme të Universitetit dhe mundësive të reja për bashkëpunim, në të gjitha fushat me institucionet të cilat të deleguarit përfaqësonin. Në këtë takim pune me Dhomën e Tregtisë së Austrisë së Poshtme u bisedua mundësia për të bashkëpunuar me Parkun Teknologjik të Universitetit të Tetovës, si një urë lidhëse ku studentët e UT-së do të mund të punojnë me kompanitë ndërkombëtare të anëtarësuara në këtë Dhomë, si dhe shkëmbimit të ekspertizës profesionale dhe akademike.

Takimi përfundoi me një vizitë në laboratorët shkencorë të Universitetit të Tetovës.

Baby Boo