Përfaqësimi i shqiptarëve në dogana, i papërfillshëm


Përfaqësimi në Doganat e Maqedonisë vazhdon të mbetet kundër-kushtetues. Raporti vjetor i Avokatit të Popullit shpalos të dhëna diskriminuese. Në vitin 2017, përfaqësimi i shqiptarëve në Dogana në total arrin në 15 për qind, ndërsa në vende udhëheqëse 11.4 për qind. Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë, Irfan Buçi potencon nevojën e avancimit të shqiptarëve.

15 për qind nuk plotëson kushtin 25 për qind ashtu siç jemi të paraparë. Por vlen të theksohet se ka një vullnet të mirë, si me drejtorin e doganave por edhe me Qeverinë jemi në komunikim të përhershëm. Këto ditë pres që të më arrijë lista e 40 administratorëve dhe me këtë pres që përfaqësimi të arrije deri ne 17 për qind – deklaroi Irfan Buçi, Zëvendësdrejtoren i Doganave.

Me emërimet e reja, përfaqësimi ka shënuar rritje në vendet udhëheqëse. Nga nëntë ndihmës drejtorët sa posedon dogana, dy sektorë do të udhëhiqen nga shqiptarët.

E kemi aktualisht një ndihmësdrejtor të Sektorit juridik dhe tani, pas kërkesës së lëshuar në ministrinë e Financave, presim që të na vije pëlqimi edhe për ndihmësdrejtorin e Sektorit për kontroll të brendshëm. Do të thotë nga nëntë ndihmësdrejtorët, katër janë më të rëndësishëm dhe këto i kemi ndarë, dy shqiptar dy maqedonas – tha Irfan Buçi, Zëvendësdrejtoren i Doganave.

Aktualisht shqiptarët udhëheqin me njësinë doganore të Kumanovës, krye-shefin për zbulim, njërin nga katër terminalet e Shkupit, terminalin e Tetovës dhe atë në Qaf Thanë. Deri më tani, doganat asnjëherë nuk janë udhëhequr nga drejtor ekzekutiv shqiptar.

Adrian Kerimi

Baby Boo