PËRDHUNUAN NJË VAJZË 8-VJEÇE, DËNOHEN ME VDEKJE DY TË RINJ


Dy të rinj janë dënuar me vdekje pasi akuzohen për rrëmbim personi, abuzim seksual dhe tantative vrasje të një vajze 8-vjeçare në Indi.

Pas një hetimi dy mujor, prokurorët mblodhën prova të arsyeshme për të dhënë dënimin ekstrem për Irfan Mewatit, 20 vjeç dhe Asif Mewati, 24 vjeç.

Nga të gjitha provat e grumbulluara prokurorët arritën në konkluzionin se dy personat dhunonin brutalisht dhe torturonin nxënëse përpara si t’i vrisnin.

Dosja prej 350 faqesh, bazuar në 92 dëshmi duke përfshirë pamjet e kamerave dhe mostrat e ADN-së, ishin të mjaftueshme për gjykatësin, i cili dha vendimin me vdekje bazuar në Kodin Penal të rishikuar.

Baby Boo