Përdhoset busti i Skënderbeut në Korçë


Busti kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Korçë është përdhosur me një mbishkrim në bazamentin mbajtës.

Persona të paidentifikuar kanë shkruar me sprej (dhe gabime drejtshkrimore) në bazament: “Stop diktaturës masonike”.

Autoritetet nuk kanë mundur ende të pikasin autorët e këtij mbishkrimi, por kjo është vënë re ditën e sotme teksa shënohet 553-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.

Busti i Skënderbeut në Korçë është i vendosur në sheshin përpara stadiumit. Ai është realizuar nga skulptori i njohur Piro Dollaku, i cili ka realizuar edhe monumentin e dëshmorëve në këtë qytet.

Baby Boo