Përçarja publike te Kazerma: Thaçi s’dëshiroi të vendoste kurora me Kurtin dhe Osmanin


Shpërfaqja e inateve politike të presidentit të Republikës, Hashim Thaçi me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetaren e Parlamentit, Vjosa Osmani, u theksuan edhe në ceremoninë e “Epopëse së UÇK-së” në Kazeremën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ndonëse herave të kaluara vendosja e kurorva të luleve, tek obelisku i dëshmorëve, u bë së bashku nga krerët e institucioneve, ndryshe ndodhi ditën e sotme.

Komandanti suprem i FSK-së, Hashim Thaçi zgjodhi që i vetëm të vendoste lule.

Baby Boo