Për vetëm 12 orë, mijëra shtetas të RMV-së ia mësyjnë Greqisë


Në periudhën prej orës 00:00 deri 12:00 sot në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” kanë kaluar gjithsej 11,823 udhëtarë, prej të cilëve 9.628 janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa 2.195 janë shtetas të huaj, informojnë nga stacioni policor gjatë mbikëqyrjes kufitare.

Gjatë ditës së djeshme gjithsej 9.239 udhëtarë kanë realizuar dalje nga VK “Bogorodicë”, prej të cilëve 5.785 janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa 3.454 janë shtetas të huaj. Në këtë vendkalim kufitar nuk ka pritje më të gjata, gjegjësisht siç informojnë pritet rreth 30 minuta.

Në vendkalimin kufitar “Dojrani i vjetër” në periudhën prej orës 11:00 më 7 shtator deri në orën 11:00 sot kanë dalë gjithsej 2.390 udhëtarë, prej të cilëve shtetas vendorë 1.873 dhe shtetas të huaj 517. Vonesa në VK “Dojrani i vjetër” për dalje nga shteti është rreth 15 minuta.

Baby Boo