Për tre muaj regjistrohen 700 vjedhje në Maqedoni, rreth 500 në Shkup


Gjatë tre muajve të fundit Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar 700 vjedhës me akuzën për veprën penale “vjedhje e rëndë” duke përfshire vjedhje nëpër objektet banesore.

483 nga vjedhjet janë bërë në Shkup, mes të cilave më së shumti në Qendër, Karposh e Aerodrom.

Në Komunën Aerodrom për tre muaj janë vjedhur 114 banesa, në Qendër për tre muaj janë vjedhur 110 banesa, ndërsa në Karposh për tre muaj janë vjedhur 90 banesa.

Numër i madh i vjedhjeve është regjistruar edhe në Komunën e Çairit, ku për tre muaj janë vjedhur 48 banesa. Në Gazi Babë për tre muaj janë regjistruar vjedhje në 44 banesa, ndërsa në Gjorçe Petrov janë kryer vjedhje në 35 banesa.

Në Bit Pazar për tre muaj vjedhje është kryer në 31 banesa, në Kisella Vodë në 20 banesa dhe në Draçevë -në 10 banesa./Telegrafi

Baby Boo