Për tre ditë 989 të infektuar me korona virus! Filipçe: Ndalohen tubimet familjare, maska të vendoset pothuajse gjithkund


989 persona të infektuar me koronavirus vetëm për 3 ditë, derisa gjithë javën e kaluar kishim gjithsej 1175 të infektuar me Covid-19. Kjo rritje rapide, detyroi Komisionin për Sëmundje Infektive të propozojë masat e reja restriktive.

“Ndalohen tubimet familjare më të mëdha, si ahengje dhe ceremoni në hapësira familjare, ndalohet grumbullimi i qytetarëve në ambiente të shtëpisë, pra nikoqiri mund të pranojë si mysafir 4 persona, ndërsa tubimet familjare të jenë të gjithë që janë me vendbanim në atë adresë, plus 4 persona të tjerë”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Analizat kanë treguar se pikërisht nga tubime të tilla është rritur numri i të infektuarve në periudhën e fundit. Por në pyetjen se si do të ketë kontroll mbi familjet se sa mysafië janë mbledhur, Filipçe tha se përgjegjësia mbetet mbi qytetarët. Nuk përjashton mundësinë edhe për kontrolle policore nëse dikush nga qytetarët paraqet ndonjë rast.
“Me të vërtetë është sfidë e madhe. Disa vende kanë vendosur masa të tilla si përshembull Sllovenia dhe Franca. Për atë se si do të zbatohet kjo masë përgjegjësia më e madhe bie mbi qytetarët. Gjithë periudhën e kaluar në tubime të tilla kishte transmision të virusit. Formalisht me paraqitje mund të intervenojë edhe policia dhe inspektorati por është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë të vetëdijshëm për gjërat që duhet t’ju shmangen në periudhën që vijon”, theksoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Gjithashtu në të gjitha repartet infektive në vend janë të hospitalizuar gjithsej 414 pacientë ndërsa në Prilep, Kumanovë, Strumicë dhe Veles, kapacitetet e klinikave infektive janë të mbushura plotësisht, pacientët nga këto vende do të dërgohen në qytete tjera.
“Ky është numri më i madh i të hospitalizuarve që nga fundi i muajit korrik.Në Klinikën Infektive kemi 86 pacientë, në spitalin “8 Shtatori” kemi 40 pacientë prej të cilëve 4 janë në aparate respiratorë, në spitalin për fëmijë Kozle kemi 3 fëmijë që janë hospitalizuar dhe 2 raste tjera për të cilët priten rezultatet. Në të gjitha repartet në shtet ka rritje të dukshme të pacientëve, diku edhe janë mbushur kapacitetet dhe pacientët po dërgohen për në Shkup”, u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe tha se për mometnin nuk mendohet për vendosje të orës policore. Masat tjera shtesë që do të ndërmerren si grupimi në hapësira të jashtme pas orës 22, grupimi në parqe dhe hapësirat tjera, obligohet që sapo të dilet nga shtëpia të vendoset maska mbrojtëse dhe të mbahet gjithkund përveç me disa përjashtime, psh gjatë periudhës që bëjmë sport, për fëmijet deri nën moshën 6 vjeçe, dhe gjatë transportit me veturë nëse të gjithë janë familajrë që jetojnë në një shtëpi. Masat e tilla në afat sa më të shkurtër do të dorëzohen për miratim në Qeveri.

Baby Boo