Për t’iu larguar njerëzve mërzinë, në Japoni prodhohen shalqinj katrorë


Kultivuesit e shalqirit në qytetin e Kagawas në Japoni planifikojnë të dërgojnë shalqinj në formë katrori, tek shitësit në zonat metropolitane të Tokios, Osaka dhe qytetet përreth tij deri në mes të korrikut.

“Për shkak të koronavirusit këtë vit, unë mendoj se ka njerëz që janë në depresion sepse iu është dashur të qëndrojnë në shtëpi në mot të nxehtë”, tha Toshiyuki Yamashita, 72 vjeç, një nga prodhuesit. “Shpresoj që ata të ndihen më mirë kur të shohin shalqirin katror.”

Shalqinjtë u vendosën në enë plastike në formë kubi për rreth 10 ditë, ndërsa ishin ende të papjekura. Kultivuesit thanë se rreth 80 % e totalit të rritur janë në formë ideale për shitje.

Baby Boo