Për të hequr kaloritë e 1 cope bakllava duhet të ecni 20 km. Këshillat e nutricionistes për 2023


3 mite për humbjen në peshë
Miti nr.1 : Hani më pak +Aktivitet fizik=Humbje peshe

Kemi dëgjuar pafund udhëzime që njerëzit duhet të ndjekin për të humbur peshë: “Thjesht hani më pak dhe stërvituni më shumë”, “Mos hani kaq shumë”, “ Ka të bëjë vullneti”. Të gjithë e dinë që njerëzit që janë mbi-peshë zakonisht janë dembelë kur vjen puna te aktiviteti fizik. Por një formulë e thjeshtë mund të jetë tejet efektive: Hani më pak +Aktivitet fizik=Humbje peshe . Shumë prej nesh mendojnë që njerëzit nuk humbin dot peshë për shkak se:

-Janë përtacë dhe nuk ushtrohen mjaftueshëm.
-Hanë shumë dhe sërish nuk ushtrohen mjaftueshëm.Ka vetëm një problem me këtë pikëpamje: Nuk është e vërtetë.
Askush nuk dëshiron të jetë i shëndoshë. Nuk është faji juaj që keni probleme me peshën. Nuk zgjodhët ju të përballeshit me këtë sfidë. Edhe pse keni vullnetin që të mos konsumoni shumë ushqim, prapë nuk po mundeni dot të humbni peshë. Por ka dicka që mund të bëni për peshën tuaj. Celësi qëndroni te metabolizmi dhe të përdorni kapacitetin e trupit për të djegur kalori në mënyrë të shëndetshme. Por duhet të kuptoni që trupi i njeriut është dicka më shumë komplekse se kaq. Fakti që shëndosheni apo dobësoheni më së shumti ka të bëjë me atë cfarë hani apo me ushtrimet fizike. Në fakt nuk ka asnjë arsye të thjeshtë pse një individ mund të ketë probleme me peshën e tij/saj. Përgjatë 10 viteve të fundit, kërkimet mjekësore kanë dalë në përfundimin që humbja e peshës është më shumë e sofistikuar sesa nocionet e mëparshme mbi të konsumuarit më pak dhe të ushtruarit më shumë.

Baby Boo