Për shumë nxënës të shkollave të mesme filluan provimet e maturës shtetërore

14,391 nxënës nga të gjithë shkollat e mesme në vendi sot iu nënshtruan provimit të maturës shtetërore në gjuhën e huaja. Provimi ka filluar në orën 10 të mëngjesit dhe ka përfunduar në orën 13. Në kuadër të maturës shtetërore nxënësit i nënshtrohen 4 provimeve dhe detyrë-s projektuese, nga të cilët eksterne janë 3 lëndë, me detyrim për të gjithë nxënësit është gjuha amtare. Nga drejtoria e gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup thanë se procesi i testimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa probleme.

Baby Boo

Gjithësej testohen 543 nxënës dhe të gjithë janë të pranishëm,provimi ka filluar në kohë dhe gjithëcka është në rregull.Provimet e ardhshme janë më 9 qershor në Gjuhën shqipe dhe provimet tjera me 11 dhe 13 qershor – deklaroi Faruk Zeqiri, drejtor i gjimanzit “Zef Lush Marku”.

Nxënësit e anketuar për Alsat u shprehen se provimi i maturës shtetërore është i nevojshëm dhe ndihmues për arsimin e mëtutjeshëm.

Provimi ishte tepër i lehtë kishim pak ndihmë edhe prej profesorëve.Na kanë përgatitur profesorët shumë mirë edhe testi I lehtë na ndihmojë më shumë.Disa pyetje ishin të lehta disa na bënin të mendojmë pak.

Po mirë ishte I lehtë,vetëm tek disa pyetje dhe eseja ishin të ngatërruara,nuk I kuptuam në fillim por tash e kemi kryer.Një pyetje ishte e komplikuar dhe u deshtë ta bënim vet dhe aty nuk kishte as përgjigje dhe u hamendem pak – u shprehen nxënësit.

Nga provimi për gjuhë të huaja,këto janë shifrat e nxënësve të paraqitur për provim.

gjuhë angleze 14,101 nxënës

gjuhë frënge 111 nxënës

gjuhë gjermane 164 nxënës

gjuhë ruse 15 nxënës

Testimi zhvillohet me metodën e llojit laps-letër. Kandidatë të cilët në sesionin e qershorit nuk do të mund të kalojnë një pjesë apo të gjitha provimet e maturës shtetërore, për shkaqe të ndryshme dhënien e provimit mund ta realizojnë në sesionin e gushtit. Provimet do t’i ndjekin edhe mbikëqyrës të autorizuar, të punësuar pranë: Qendrës Shtetërore të Provimeve, Byro-së për Zhvillimin e Arsimit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qendrës për Arsimim Profesional dhe Trajnim dhe institucioneve të tjera kompetente për arsim në R. e Maqedonisë.
Rezultatet preliminare të provimeve eksterne për kandidatët do të jenë të qasshme në afat prej 30 ditësh nga realizimi i provimit të fundit ekstern. Për kandidatët të cilët nuk ankimojnë, rezultatet preliminare janë përfundimtare.

Restorant Lumare