Për shkak të borxhit rrihen dy persona në Kondovë të Shkupit, njëri futet me forcë në veturë dhe sulmohet


Me datë 23.12.2023 në ora 18:20 në SPB Shkup H.R.(19) nga fshati Matkë e Epërme-Shkup ka raportuar se me datë 18.12.2023 rreth orës 18:00 në fshatin Kondovë të Shkupit, derisa ka qenë së bashku me J.I. kanë ardhur personat B.N. dhe I.N dhe e kanë sulmuar fizikisht J.I., e më pas e kanë futur me forcë denoncuesin në automjetin e tyre dhe e kanë sulmuar fizikisht, pas së cilës ai ka arritur të dalë nga vetura. Sipas raportit, shkak janë bërë marrëdhëniet e pazgjidhura për shkak të borxheve. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Pa Censurë

Baby Boo