Për shkak ndryshimit të përbërjes së gjykatësve, nuk u gjykuan funksionarët e BDI-së, Ismet Guri dhe Ejup Alimi


Për shkak ndryshimit të përbërjes së gjykatësve, edhe sot është shtyrë gjykimi për rastin “Titanik 3”, transmeton Portalb.mk.

Në rastin “Titanik 3” akuzohen funksionarët e BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri ku si anëtarë të Komisioni zgjedhor komunal në Çair “kanë shkatërruar material zgjedhor”.

Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së. PSP për to ka kërkuar edhe paraburgim, por ato janë ankuar te Gjykata e Apelit, ku në vend të masës së paraburgimit, gjykata ua mori pasaportat.

Prokurorja, Fatime Fetai në seancë publike në Gjykatën e Apelit deklaroi se dëshmitarët e Prokurorisë Publike kanë frikë nga deputeti i BDI-së, Ejup Alimi. Ata kanë thënë se Alimi është njeri i fortë dhe është pjesë e BDI-së që është në pushtet. Alimi ka thënë se edhe nëse e burgosin në vend të huaj do të ikë dhe do të kthehet në Maqedoni dhe do të jetë i pranishëm në procedurën që zhvillohet kundër tij.

Ismet Guri është falur nga presidenti, Gjorgje Ivanov pikërisht për këtë rast. Ejup Alimi është koordinator i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend.

Baby Boo