Për së treti herë Dr Xhelili nga Tetova merr pjesë në operacionin e transplatimit të zemrës


Zemra e donatores së ndjerë 40-vjeçare filloi të rrahë në gjoksin e pacientes 39-vjeçare në orën 11:30, pas operacionit të ndërlikuar 5 orësh në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Me këtë ndërhyrje, përfundoi me sukses transplantimi i tretë i zemrës në vendin tonë, të cilin e kanë realizuar një ekip kardiokirurgësh: prof.dr. Sashko Jovev, akademiku Zhan Mitrev, dr.Marjan Shokarovski, dr.Vasill Papestiev dhe dr.Tanja Angjusheva, si dhe koordinatorja nacionale për transplantim, dr.Maja Mojsova-Mijovska. Edhe këtë rradhë për të tretën herë në grupin e mjekëve kardiokirurg ishte specalizanti kardiokirurgi nga Tetova Kujtim Xhelili.

Ministri Filipçe me status në profilin e tij në Facebook:
“Filloi të rrahë një zemër e re në gjoksin e një gruaje 39-vjeçare, së cilës sot në mëngjes i ishte bërë transplantim. Operacioni i rëndë zgjati 5 orë, kurse 48 orët e ardhshme janë kritike”.
Lajmin se operacioni është kryer me sukses, i pari e publikoi mjeku Zhan Mitrev.

“Kur bëhet fjalë për jetën e njeriut nuk është me rëndësi a është ditë apo natë, fundjavë apo ditë pune. Ekipi i mjekëve i shoqëruar nga anesteziologë, si dhe një ekip perfuserësh, instrumentistësh, infermierësh e realizuan këtë operacion i cili zgjati rreth 5 orë. Bëhet fjalë për një grua е cila kishte 40 vjet, familja e së cilës dha pëlqim që zemra e saj të vazhdojë të rrahë në gjoksin e një gruaje 39-vjeçare. Pritet që gjatë ditës të kryhen edhe dy transplantime të veshkave”, shkroi dr.Mitrev.

Kjo është gruaja e parë në vendin tonë që u bë me zemër të re. Në të gjitha tre rastet edhe kur pacientët ishin burra, dhuruesit e zemrës ishin gra. Dhuruesja e parë e zemrës ishte Emilija Dineva, kurse e dyta Verica Bellçovska.

Baby Boo