Për pak ditë do të nisë regjistrimi i nxënësve nëpër shkollat e mesme të vendit


Gjysmëmaturantët kanë edhe pak ditë në dispozicion për të vendosur ku do të vazhdojnë arsimin e mesëm. Shkolla e mesme e ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski” ka paraparë 18 paralele, 6 prej të cilave me mësim në gjuhën shqipe. Sipas drejtuesve të Shkollës, janë të shumta kompanitë që kërkojnë kuadër profesional nga kjo Shkollë, duke përfshirë të gjitha drejtimet.

“Shkolla jonë ofron disa drejtime profesionale siç janë arkitektura, ndërtimtaria, gjeodezia dhe dizajni I arkitekturës së brendshme të cilat janë drejtime deficitare, janë edhe shumë aktuale dhe të kërkuara në treg. Nxënësit që mbarojnë në këtë shkollë kanë përparësi të mëdha. Nëse dëshirojnë ta kryejnë shkollën e mesme dhe të punësohen kanë mundësi shumë të mëdha sepse kompani të ndryshme kanë kërkesa dhe ofrojnë vende të punës sidomos në ndërtimtari por edhe në profile të tjera”

Bardha Saliu, nxënëse e kësaj shkolle tashmë po përmbyll vitin e dytë në drejtimin Teknik dizajner për arkitekturë të brendshme. Tha se arsimimi profesional është mundësia më e lehtë për punësimin e të rinjve.
“Ëndërrat e çdo nxënësi janë shumë të mëdha, unë kam pas dëshirë gjithmonë të bëhem interier dizajner, të dizajnoj dhoma të brendshme. Nëse kanë ëndërr të bëhen dizajner të mirë, ju kisha sugjeru të vijnë këtu edhe të ndjekjen të ardhmen këtu në shkollën tonë, kushtet janë shumë të mira edhe profesorët janë shumë të mirë”

Gjithashtu, 200 nxënës të cilët do të regjistrohen në këtë shkollë e që janë me sukses të shkëlqyeshëm do të marrin bursë 9 muaj në shumë prej 2200 denarë. Afati i parë i regjistrimit në shkolla të mesme do të realizohet më 14, 15, 16 dhe 17 qershor.

Baby Boo