Për një ditë, dy therrje me thikë, në Tetovë dhe në Haraçinë


Gjatë ditës së kaluar në vendbanimet shqiptare në Maqedoni kanë ndodhur dy therrje me thikë, shkruan Fakte. Në rastin e parë, banori J.R. (42) i fshatit Xhepçishtë të Tetovës, pas një zënke me zyrtarin e ministrisë së bujqësisë në këtë qytet, ka therrur të njejtin, për arsye se ishte i pakënaqur nga puna e tij, thuhet në raportin policor.

Në rastin e dytë, në Haraçinë të Shkupit, L.N.(24) ka lajmëruar se rreth orës 21:30 në rrugën numër 11 në këtë fshat ka takuar A.N., i cili pas një zënke verbale, ka therrur disa herë bashkëbiseduesin. Ky i fundit është dërguar në spitalin shtetëror për trajtim. Policia po punn në zbardhjen e të dy rasteve

Baby Boo