Për ngjarjen e rëndë në Gostivar, ka video regjistrim!


Prokurori publik kompetent i Prokurorisë Themelore Publike Gositvar, më datë 30.10.2018 u shqiptoi paraburgim të dyshuarave, për të cilët ekziston dyshim i bazuar se disa herë kanë kryer vepër penale “sulm gjinor ndaj fëmijës” të gjinisë femër, e cila nuk i ka mbushur 14 vjet nga neni 188 paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 nga Kodi Penal i Maqedonisë.

“Paraburgim i të dyshuarve është kërkuar në pajtueshmëri me nenin 165 të Kodit Penal, ndërkaq për shkak të ekzistimit të rrezikut nga arratia, dhe se do të ndikohet ndaj dëshmitarëve, por edhe se ekziston dyshim se mund ta përsëritin veprën penale. Gjykata me vendim e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe të dyshuarve u është shqiptuar paraburgim me kohëzgjatje prej 30 ditëve”, informojnë nga Prokuroria.

Sipas informacioneve të Pa Censurë, Prokuroria posedon edhe video regjistrim të kryerjes së abuzimit me vajzën e re 13 vjeçare. Pesë persona janë të përfshirë në përdhunimin sistematik të saj, madje një nga të dyshuarit që i cili gjendet në paraburgim është edhe i afërmi i vajzës së mitur. Deri më tani janë duke u konfiskuar të gjitha materialet, në pajisjet elektronike si kompjuter dhe telefonin e vajzës janë gjetur porosi ekpslicite qê janë një dëshmi e fortë ku Prokurori do t’i përdor si provë kundër të akuzuarve!

“Ekziston dyshim i bazuar se në kryerjen e veprës penale kanë marrë pjesë disa persona, prej të cilëve dy nga të dyshuarit vetëm se i ka identifikuar. Në ndërkohë, Prokuroria në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme punon edhe në identifikimin e personave tjerë të dyshuar për ngjarjen në fjalë”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Maqedonisë, për abuzuesit e fëmijës parashihet burg në kohëzgjatje më së paku deri 12 vjet.

Baby Boo